Tuesday, April 10, 2012

Franceska: E nisi keq por kam filluar ta pëlqej Gertën këtë javë


Graciano dhe Dritani ndodhen në kuzhinë dhe pranë tyre është edhe Françeska. Dritani ngacmon Françeskën duke i thënë se banorët po mundohen që të kapen me të dhe e konsiderojnë si “peshk të vogël”.
Françeska e mohon këtë dhe i thotë se asaj thjesht i pëlqen që të debatojë me të. më pas të tre dalin në oborr për të pirë cigare dhe aty vazhdojnë edhe bisedën e tyre.

Këtë herë Dritani e ngacmon Françeskën për Gertën me të cilën javë e kaluar ajo pati shumë debate dhe sidomos gjatë Live-it. Françeska thotë se gjatë kësaj jave ajo ka ndryshuar mendim për Gertën.
“Tani e kam kuptuar se është gocë pozitive” thotë Françeska për Gertën dhe më pas shton “më pëlqen si po sillet këtë javë edhe pse e nisi pak keq në fillim”. Më pas Dritani e ngacmon për debatin që patën për takat dhe Françeska fillon tu tregojë detaje se si lindi ai debat.