Tuesday, April 10, 2012

Tiranë, vritet me tre plumba oficeri roje i burgut 313, dyshohet për hasmëri

Një oficer i policisë së burgut 313 në Tiranë u vra sot në mëngjes pranë zonës së tij të banimit tek ‘Unaza e Re’.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit. Policia ka thënë se viktima është shtetasi Ymer Hajdari, oficer roje në burgun 313.
Sipas hetimeve të deritanishme të policisë, viktima ka pasur hasmëri të mëparshme në Burrel. Një vit më parë nipi i tij nga Mamurrasi, ka vrarë një person nga Burreli, vrasje për të cilën vuan dënimin në burgun e Lezhës.
Sipas të dhënave nga policia, oficeri Hajdari është qëlluar me tre plumba pistolete në makinën e tij ‘SEAT’, AA 762 AD, në afërsi të banesës.