Friday, November 30, 2012

S`ka para, Greqia tërhiqet nga Eurovisioni

Greqia paralajmëron se ka shumë pak gjasa që të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të festivalit europian “Eurovision”. Zëdhënësi qeveritar Simos Kedikoglou, tha se”televizioni publik nuk duhet të marrë pjesë në “Eurovision” për të respektuar ndienjat e publikut”. Kedikoglou ka theksuar se nuk është e drejtë që të përdoren fondet qeveritare për të dërguar këngëtarin fitues në Malmo, qytetin suedez ku do të mbahet edicioni i ardhshëm. Deri tani, Portugalia dhe Polonia kanë konfirmuar tërheqjen e tyre, ndërsa Qipro gjithashtu pritet të tërhiqet për arsye financiare. Greqia fitoi “Eurovisionin” për herë të parë dhe të vetme në vitin 2005, me këngën “Number One” të Helena Paparizous.