Thursday, April 25, 2013

Milot, gjendet në mal kufoma e një personi të pa identifikuar


Kufoma e një personi është gjetur mesditën e sotme në Milot. Policia bën me dije se ende nuk është bërë identifikimi I viktimës.
Sipas burimeve të para trupi i pajetë është i seksit mashkull. Trupi u gjet në mal nga banorët e zonës të cilën menjëherë kanë njoftuar policinë.
Policia ka thënë se nga verifikimet e para trupi i pajetë nuk ka shenja dhune dhe mendohet se ka ndërruar jetë këto ditë pasi nuk është dekompozuar. Ndërkohë njoftohet se po vazhdojnë kërkimet për zbardhjen e ngjarjes.