Friday, April 26, 2013

Tiranë, policia: Vrasja e ish-boksierit për hakmarrje, ndalohet një i dyshuar

Policia e Tiranës deklaroi se ka shoqëruar një nga personat e dyshuar në lidhje me vrasjen e boksierit Adrian Levanti i cili u qëllua mbrëmjen e djeshme me
shtatë plumba në zonën e Unazës së re në kryeqytet.
Burimet zyrtare të policisë, thanë se Strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda të Policisë së Kryeqytetit Brenda pak orësh, në sajë të një pune intensive hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të vrasjes, së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, të shtetasit Adrian Levanti, 28 vjeç, me banim në Tiranë, i proçeduar disa herë më pare për vepra të ndryshme penale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orët 24.30’ të ditës së sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, përgjatë momenteve ku viktima po shkone për në banesë.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor duke kryer veprimet e para proceduriale dhe aministruar provat, me synim zbardhjen e rrethanave të të kësaj ngjarje.

Gjatë ecurisë së hetimit, Grupi Hetimor i përbërë nga Specialistë të Drejtorisë së Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punojnë në disa pista hetimi, por dyshohet se ngjarja është e lidhur me plagosjen e shtetasit Zef Gjovali Gjini ndodhur më datë 18.03.2013 në lagjen Unaza e Re Tiranë, me autor shtetasin Marjan Levanti (vëllai i viktimës Adrian Levanti).
Aktualisht, falë angazhimit maksimal të strukturave të policisë është realizuar shoqërimi i njërit prej autorëve të dyshuar në qytetin e Rrëshenit, ku gjeneralitet e të cilit nuk mundt t’i bëjmë publike për arsye të hetimit.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë  për konsumim të veprës penale të “Vrasjes me paramendim ” të prashikuar nga nenet 78/1 të Kodit Penal.