Thursday, November 21, 2013

Isa Mustafa e Ali Ahmeti: Vdekja e Olldashit, kapërcën kufijtë e Shqipërisë

Politikanë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia ngushëllojnë familjen për vdekjen e deputetit Sokol Olldashi.
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka ngushëlluar familjen Olldashi për humbjen e më të shtrenjtit të tyre. Në një telegram ngushëllimi Ahmeti shkruan: E nderuara familje Olldashi, lajmin e kobshëm për humbjen e parakohshme të mikut tim dhe deputetit të kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi e pranova me hidhërim të thellë, andaj në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të madhe për të gjithë ne.
Kontributi i Sokolit në të gjitha zhvillimet demokratike në Shqipëri është i lartë dhe vepra e tij do të kujtohet me shumë respekt dhe mirënjohje nga të gjithë shqiptarët në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në çdo vend tjetër ku ata jetojnë.
Të gjithë ne bashkëndjejme me dhimbjen e familjes suaj dhe ju mbajmë në lutjet tona gjatë këtyre ditëve të vështira për ju dhe të gjithë ne,- shkruan në telegram ngushëllimin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti.


nga ana tjetër edhe kreu i LDK në Kosovë, Isa Mustafa ka dërguar një mesazh ngushëllimi. Ai shprehet se Partia Demokratike e Shqipërisë humbi një veprimtar të madh të demokracisë së re shqiptare kurse shteti shqiptar një anëtar të spikatur të legjislacionit.
Vdekja tragjike e Sokol Olldashit është një humbje e cila kapërcen kufijt e shtetit shqiptar. Ishte njeri me dije dhe kulturë evropiane, njeri që komunikonte me gjuhën dhe logjikën evropiane, prandaj të gjithë ne do ta ndjejmë mungesën e njeriut tone-shkruan Isa Mustafa ne mesazhin e tij ngushellues.
I shpreh ngushllimet e mia më të thella familjes Olldashi për humbjen e më të dashurit të saj, kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe Parlamentit Shqiptar për humbjen e një figure të madhe të demokracisë –perfundon Isa Mustafa.