Monday, January 20, 2014

PD: Ministri Tahiri bën paradë, krimi sulmon me bomba me telekomandë

Partia Demokratike reagoi sot në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Vlorë ku kreu i komunës Qendër mbeti i plagosur nga shpërthimi në makinë.
“Krimi sulmon në kohën që Ministri bën paradën e sukseseve imagjinare”, theksoi PD.
Në një deklaratë për mediat selia blu akuzon ministrin e Brendshëm për rritjen e krimit në vend.
"Vetëm gjatë kohës së shkurtër që Ministri i Brendshëm po monologonte për arritjet e tij në krye të rendit, në Vlorë krimi sulmoi me tritol Kryetarin e Komunës Qendër, dhe në Tiranë një aksident në rrugën e Elbasanit mori jetën e një kalimtari.
Ky është bilanci i vërtetë i rendit dhe sigurisë si rezultat i zhbërjes së policisë së shtetit nga Rama e Tahiri.
Shqipërinë e ka marrë në dorë krimi, ndërkohë që Ministri i Brendshëm vazhdon paradën e sukseseve imagjinare në televizion"- thuhet ne deklaratene PD-se.