Tuesday, January 28, 2014

Sherr në Kuvend, përleshen Flamur Noka e Pjerin Ndreu, ndërhyn garda

Një sherr fizik ka ndodhur sot mes deputetëve Flamur Noka dhe Pjerin Ndreu. Ngjarja ka ndodhur sot në mbledhjen e Komisionit Kuvendor të Sigurisë Kombëtare
Mosmarrëvehsja nisi në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Sigurisë ku ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri kreu një seancë dëgjimore me kërkesë të deputetëve të Partisë Demokratike, anëtarë të këtij komisioni.
Konflikti ka shpërthyer pas fjalëve ofenduese që dy deputetet, Noka dhe Ndreu kanë bërë në drejtim të njëri-tjetrit.
Sherri degjeneroi deri në atë fazë sa mund të kishte pasur dhe përplasje fizike, por në atë çast ndërhyri Garda.